Përshkrimi i projektit
Fuqizimi i Grave të Kosovës (EWOKOS)
Mbështetja dhe Fuqizimi i Vajzave, Nënave dhe Grave të Tranzit
Kohëzgjatja: 1.11.2021 - 30.06.2022
Shteti: Kosova
Vendndodhja: Tranzit, Prizren
Financimi: Financimi i projekteve të vogla, Land Vorarlberg (Austri)
Përshkrim i shkurtër: LandVorarlberg

Qeveria e shtetit të Vorarlberg (Austri) financon projekte në sektorin e Bashkëpunimit për Zhvillim, Ndihmës Humanitare dhe Ngjarjeve Arsimore. Këto projekte përmirësojnë në mënyrë të qëndrueshme situatën e jetës së njerëzve të prekur dhe ndjekin në mënyrë rigoroze Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm të Kombeve të Bashkuara (SDGs). CONCORDIA Projekte Sociale Kosovo iu dha për të implementuar një Financim të Projektit të Vogël që ka për qëllim në mbështetetjen e vajzave, nënave dhe grave që të bëjnë një jetë të vetëvendosur
Përshkrimi i shkurtër dhe objektivat e projektit
Në lagjen e Tranzit, një numër relativisht i madh i familjeve rome, ashkali dhe egjiptiane janë vendosur në lagjen e familjeve shqiptare. Pikërisht aty, në zemër të komunitetit Tranzit, CONCORDIA Projekte Sociale Kosova (CONCORDIA) mori përgjegjësinë operative për një qendër ditore gjithëpërfshirëse dhe edukative në vitin 2021 – aktualishtë “CONCORDIA Tranzit Centre”.
Vajzat, grate të reja dhe gratë - veçanërisht nënat - me origjinë rome, ashkali dhe egjiptiane janë në mënyrë të posaçme të rrezikuara nga përjashtimi social. Dhuna e përhapur në familje, dhuna seksuale, si dhe dhuna me bazë gjinore është pjesë e realitetit të jetës për shumë vajza dhe gra. Një zgjerim i synuar i aktiviteteve mësimore dhe argëtuese të Qendrës CONCORDIA Tranzit është i domosdoshëm për të përmirësuar në mënyrë të prekshme dhe të qëndrueshme realitetet e jetesës së vajzave dhe grave nga komunitetet e margjinalizuara. Për të arritur këtë qëllim, grupet e këshillimit dhe vetëndihmës janë iniciuar dhe të shoqëruar nga një ekip multidisiplinar. Në të njëjtën kohë, pjesëmarrësit mbështeten në kërkimin e tyre të punës përmes këshillimit individual dhe grupor dhe familjet në nevojë marrin ndihmë të drejtpërdrejtë në formën e paketave ushqimore dhe higjienike. Përveç kësaj, fëmijët e tyre kanë qasje falas në aktivitetet e vazhdueshme të Qendrës CONCORDIA Tranzit.
Fuqizimi i Grave të Kosovës (EWOKOS) ka një ndikim pozitiv në zhvillimin e një kornize veprimi për fuqizimin e grave të komunës së Prizrenit për të formuar në mënyrë aktive një të ardhme më të mirë dhe për të kapërcyer marrëdhëniet tradicionale gjinore në periudhë afatgjate. Ky objektiv i përgjithshëm do të arrihet duke ofruar mbështetje sociale profesionale për vajzat dhe gratë e reja rome, ashkali dhe egjiptiane, dhe rrjedhimisht, përmirësimi i mirëqenies shëndetësore dhe rritja e mundësive arsimore dhe të tregut të punës.
Tre rezultate të menjëhershme do të realizohen si rezultat i këtij projekti:
1. Gratë e reja dhe vajzat vetëdijësohen dhe përfitojnë nga mundësitë e arsimimit dhe punësimit;
2. Shërbimet e duhura dhe të synuara do të jenë në dispozicion për gratë dhe familjet e tyre në komunitet;
3. zhvillimi dhe zbatimi i një qasjeje profesionale për tejkalimin e diskriminimit ndaj grave dhe realizimin e potencialit të tyre të plotë.
EWOKOS do të përfshijë gjithsej 15 vajza dhe gratë e reja të moshës 12 - 25 vjeç. Në veçanti, ato që janë të prekura nga varfëria ekstreme, kanë përjetuar abuzim, neglizhencë dhe diskriminim, ose nuk janë në arsim apo punësim. Gjithashtu, do të përfshijmë 10 gra, kryesisht nëna me shumë fëmijë, nënat të mitura, nënat me fëmijë dhe nënat beqare. Përveç kësaj, në aktivitetet e planifikuara do të përfshihen gjithsej 50 fëmijë.
Grupet e synuara
EWOKOS përfshinë grupet e mëposhtme e synuara drejtpërdrejt:
- 15 vajza dhe grate e reja (të moshës 12 - 25 vjeç, veçanërisht ato të prekura nga varfëria ekstreme dhe të ekspozuara ndaj abuzimit, neglizhimit dhe diskriminimit; si dhe ato që nuk janë as në arsim dhe as në punësim);
- 10 gra (veçanërisht nëna me shumë fëmijë, nëna të mitura, nënat e fëmijëve bonjakë, nëna beqare).
Përveç kësaj, do të përfshihen 50 fëmijë, si dhe familjet e drejtpërdrejta të pjesëmarrësve të projektit:
- Fëmijët e grave të reja dhe të grave që marrin pjesë në aktivitete dhe intervenimet dhe i vendosin fëmijët e tyre nën kujdesin e Qendrës CONCORDIA Tranzit;
- Familjet në rrezik për t'u shpërbërë ose të prekura nga varfëria ekstreme. Në veçanti, familjet që kanë nevojë për mbështetje për t’u kujdesur për fëmijët apo të rriturit me aftësi të kufizuara, si dhe grupe vëllezërish dhe motrash të lënë pas nga prindërit e tyre.
Kryesisht në intervenime janë të përfshira vajzat, të rejat dhe gratë e komuniteteve rome, ashkali, egjiptiane dhe të tjera të margjinalizuara. Kjo arrihet përmes vendndodhjes së Qendrës CONCORDIA Tranzit në zemër të komunitetit Tranzit dhe zhvillimit të tij historik të një ndërtimi të përbashkët dhe besimit. Ekipi bazohet në një histori të gjatë pune me fëmijët dhe familjet e përfituesve, duke kërkuar drejtpërdrejt familjet dhe duke u vizituar drejtpërdrejt nga anëtarët e komunitetit sipas nevojës.
Së dyti, projekti synon "sistemet mbështetëse" që formojnë mjedisin e menjëhershëm dhe të zgjeruar për vajzat, gratë e reja dhe gratë. Nëpërmjet shtrirjes së synuar në sistemin përkrahës, mbështetja është e qëndrueshme dhe mjedisi integrohet në vazhdimësin e projektit, si dhe në aktivitetet vijuese.