Qendra ditore CONCORDIA Tranzit

CONCORDIA Tranzit posedon një qendër ditore të hapur për fëmijë dhe të rinjë, veçanërisht për ata të cilët jetojnë në lagjen Tranzit në Prizren. Qendra ndodhet në periferi të qytetit të Prizrenit, përkatësisht në lagjen Arbana / Tranzit në Prizren. Kjo qendër vizitohet në bazë ditore nga pjesëmarrës të programit prej të gjitha feve dhe grupeve etnike. Fokusi kryesor i Qendrës është mbështetja e tyre në shkollim përmes një programi shkollor i cili përfshin përkahjen në detyrat e shtëpisë dhe klasat shtesë të cilat mbahen çdo ditë pune në mëngjese dhe në mbrëmje. Fëmijët e vizitojnë Qendrën para ose pas vijimit të mësimit në shkolla. Aktualisht, rreth 100 fëmijë vijnë në Qendër për kryerjen e detyrave të shtëpisë.

Gjithashtu, Qendra Tranzit ofron një program arsimor të ngjashëm me kurrikulën e një kopshti të përbërë nga dy grupe - njëri grup që përfshin fëmijët e moshës 2 deri në 5 vjeç, dhe tjetri grup i cili përfshin fëmijët parashkollorë të moshës 5 deri në 7 vjeç. Për më tepër, fëmijët parashkollorë përgaditen për regjistrimin në klasën e parë përmes ndihmës së edukatoreve dhe mësueseve në qendrën Tranzit. 

Të gjithë pjesëmarrësit e programit të CONCORDIA Tranzit shërbehen me një shujtë të ngrohtë ditore në secilën ditë pune. Qendra është e hapur nga ora 08:30 deri në 16:30 nga e hëna në të premten.

Ekziston gjithashtu një shkollë muzike e cila ofron klasa mësimi në instrumente muzikore si flautë, saksofon, klarinetë, violinë, violonçel, piano, kitarë dhe baskitarë. Në kuadër të shkollës së muzikës përfshihet edhe Kori dhe Orkestra e Qendrës Tranzit. Orkestra e Qendrës numëron rreth 30 fëmijë muzikantë dhe 23 fëmijë në Kor