CONCORDIA Projekte Sociale
CONCORDIA është organizatë jo-qeveritare ndërkombëtare dhe e pavarur e cila është e përkushtuar për t'i mbështetur fëmijët, të rinjtë dhe familjet në nevojë drejt një jete më të pavarur dhe të përgjegjshme.
Ne shkojmë atje ku nevoja është më e madhe dhe atje ku të tjerët nuk shkojnë.
Kampanja: Edhe unë dua të shkoj në shkollë!
"Edhe unë dua të shkoj në shkollë!"
Bashkohuni me ne për ta bërë arsimimin të mundshëm për çdo fëmijë!
Nga data 22.08.2024 deri më 20.09 2024, CONCORDIA Projekte Sociale dhe Libraria "Altera" do të mbledhim mjete shkollore për fëmijët në nevojë.
Vizitoni Altera në Prizren (rr.Tirana p.n 20000 Prizren) dhe në Fushë Kosovë (rr. Elez Berisha, 10000 Prishtinë) dhe dhuroni mjete shkollore- ngase çdo fëmijë merriton mundësinë për të mësuar dhe rritur.
Bujaria juaj mund të ndriçojë një të ardhme. Andaj, na ndihmoni t'i mbushim ato çanta gjithë së bashku!
#CONCORDIAKosovo #Altera #EdheUneDuaTeShkojNeShkolle
https://www.facebook.com/photo/?fbid=1041930714602203&set=a.525535956241684
Deklarata e CONCORDIA-s për mbrojtjen e fëmijëve
CONCORDIA u mundëson fëmijëve ta gëzojnë një fëmijëri të lumtur dhe të shëndetshme. Puna e saj është e lidhur ngushtë me Konventën e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Fëmijëve (UNCRC). Të gjitha organizatat e CONCORDIA-s angazhohen bashkarisht për t'i mbrojtur fëmijët nga të gjitha format e dhunës fizike ose mendore, dëmtimit ose abuzimit, neglizhimit, keqtrajtimit apo shfrytëzimit, duke përfshirë abuzimin seksual (sipas Konventës së Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Fëmijëve, 1989, Artikulli 19).
Puna e CONCORDIA -s ka për qëllim t'i mbrojë të gjitha të drejtat e fëmijëve siç përcaktohet në UNCRC, si dhe në legjislacionin kombëtar në lidhje me promovimin dhe respektimin e të drejtave të fëmijëve në vendet ku ofrohen shërbimet e saj. Në të gjitha veprimet me dhe për fëmijët CONCORDIA është e angazhuar për t'i mbrojtur ata dhe për të raportuar e përgjigjur ndaj çdo abuzimi të pretenduar. Gjithashtu, CONCORDIA merr të gjitha masat që parashihen në politikat dhe procedurat e brendshme kombëtare, pa marrë parasysh burimin e referimit dhe kryesin e dyshuar.
Politika miqësore për fëmijët
Politika e Mbrojtjes së Fëmijëve - Versioni i miqësor për fëmijët
CONCORDIA ka përpiluar Politikën e saj për Mbrojtjen e Fëmijëve ngase dëshiron që fëmijët trë jenë të sigurt dhe të mbrojtur. Ky dokument spjegon çdonjërit, se çfarë apo se si duhet të veprohet për të respektuar të drejtat e tyre!